Shkup, 27 tetor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetarët e VLEN-it Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami kanë mirëpritur në Shkup kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Së bashku me kolegët nga presidenca e VLEN-it, Mexhiti dhe Kasami bashkë me Haxhiun kanë vizituar Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku kanë bashkëbiseduar me qytetarë dhe zejtarë.
Nga publikimet është bërë e ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy republikave, projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit.
