Mexhiti: Me Epopenë e UÇK-së kujtojmë me nderim e përulje sakrificën sublime të familjes Jashari

Nga Xh M
1,224 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 mars – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti përmes një postimi ka kujtuar Epopenë e UÇK-së duke shënuar se përmes nderimit të kësaj date respektojmë me përulje sakrificën sublime të Familjes Jashari. Shembulli i Familjes Jashari është udhërrëfyes i përhershëm dhe akt i papërsëritshëm në historinë e re të kombit tonë.

“Në ditët e Epopesë së UÇK-së, kujtojmë me nderim e përulje sakrificën sublime të Familjes Jashari. Shembulli i Familjes Jashari është udhërrëfyes i përhershëm dhe akt i papërsëritshëm në historinë e re të kombit tonë. UÇK-ja e kryekomandantit Adem Jashari është krenaria e gjithë shqiptarëve” shkruan Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër