Mexhiti në takimin përshëndetës me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Lawson: Shpreha mirënjohjen time për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtyre viteve

Nga I.A
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari I VLEN-it dhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, sot ka pritur në takim përshëndetës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Matthew Lawson. Ku sipas asaj që ka shkruar Mexhiti ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjaët këtyre viteve.

“Sot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik, zhvillova një takim përshëndetës me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, z. Matthew Lawson.

I shpreha mirënjohjen time për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë këtyre viteve, për qasjen e tij të hapur dhe për kontributin e vyer në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe vendit tonë. Mbështetja e vazhdueshme për proceset demokratike, zhvillimin institucional dhe vlerat që ndajmë ka qenë një shtyllë e rëndësishme e këtij partneriteti.

Ambasadorit Lawson i urova suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për gjithçka që ka bërë gjatë misionit të tij diplomatik në vendin tone”, ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër