Mexhiti nga Gostivari: VLEN ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur

nga Redaksia

Gostivar, 8 janar – Izet Mexhiti, kreu i komunës së Cairit, ka njoftuar angazhimin maksimal të VLEN për zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht. Në një takim të zhvilluar sonte me disa funksionarë të partisë, u theksua vendosmëria për një ndryshim të vërtetë në këto zona, transmeton Zhurnal.mk.

Sipas Mexhitit, çdo vendbanim meriton zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët. VLEN ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur, dhe partia do të vazhdojë me një zë të vetëm për të realizuar këtë objektiv për Gostivarin dhe Vrapçishtin. Në këtë rrugë, ata do të mbështeten nga Nevzat Bejtë dhe Zulhajrat Demiri, tha Mexhiti, transmeton Zhurnal.mk.

Ky angazhim dëshmon për përkushtimin e VLEN për të sjellë zhvillim dhe përmirësim të kushteve për të gjithë banorët e këtyre dy komunave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More