Mexhiti nga Tearca: Fryma e fitores po pret të vuloset më 19 tetor!

nga Redaksia

Tearcë, 10 shtator – Zv/kryeministri Izet Mexhiti, nga Tearca, në hapjen e shtabit të VLEN-it, gjat fjalimit të tij tha se Qeveria e re me 1 miliard ka mbështetur 80 komunat në Maqedoni e Veriut.

“Nëse ju kujtohet në Qeverinë e kalume, ato që ishin para ne , sollën një vendim gjysmak për t’i përkrah komuna, dhe i ndan vetëm Tetovën dhe Çairin, ndërsa për 78 komuna tjera nuk e kishin problem se a janë të LSDM-së, ose të VMRO-së, apo partive më të vogla, me rëndësi ishte të mos janë të VLEN-it. Dhe në Qeveria e re një prej temave kryesore ishte Marrëveshja e Ohrid, ka qenë decentralizimi fiskal, fuqizimi i komunave dhe sollëm vendimin historik pas viteve 90-ta, që të mbështeten me 1miliardë euro, 80 komunat në Maqedoni dhe ne insistuam si VLEN dhe kaloi në qeveri që të ketë vetëm një kriter. Se kur ka shumë kritere, devalvohet manipulohet, ekzagjerohet, kriteri i vetëm ishte numri i banorëve , aq sa banor ka komuna, aq të merr, dhe ne nuk e bëmë gabimin e njejtë.

Ne tham do mbështesim të gjitha komunat në vendbanime shqiptare, pamarrparasyesh se nga kush vjen kryetari i komunës, apo kush është kryetari momental i komunës, për ne me rëndësi janë banorët e komunës, qytetarët e komunës, votuesit e komunës, prandaj ka vetëm një kriter, dhe pas këtij kriteri, kanë përfituar të gjitha komunat në Maqedoni, edhe gjitha komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe këtë një vitë e gjysëm ku e shihni bagerin nuk është rezultat se janë zgjuar kryetarët e komunave, por është një rezultat që ata kanë një mbështetje të fuqishme për projektet kapitale, në të gjitha komunat, pra ne komunë e Tearcës e kemi mbështet për shkak qyfterët e Tearcës , edhe kur kryetar i kësaj komune ka qenë i palës tjetër.

Ne Tearcën e mbështesim edhe më fuqishëm kur në krye të Tearcës do të vjen Dauti i cili edhe tash është në funksion të decentralizimit , zhvillimit të komunave në drejtorin për zhvillim regjional dhe është njeriu më i përgatitur dhe do ta ketë mbështetjen e fuqishme të ekzekutivit të qeveritarëve të ministrave të zëvendësministrave që bashkë Dauti me këtë ekip, me këtë buxhet , me projekte me vendime ti mbyll njëherë e përgjithmonë nevojat e qytetarëve.

Mendoj se Tearca duhet të kaloj në një dimension të ri të zhvillimit — Tearca e arsimit, Tearca e dijës e cila ka një numër të konsiderueshme në diasporë që e sheh se cili është zhvillimi edhe në Danimarkë, Gjermani, Zvicër etj.), të cilin e dijnë se komuna është shtet në shtet, dhe mendoj se me Dautin dhe VLEN-in, njëherë përgjithmonë do ti mbyllim çështjet e kanalizimit, ujësjellësve, infrastrukturës elementare për qytetarë.

Njëherë për gjithmonë me mbështetjen e qeverisë, do të ketë shkolla më të mira, çerdhe më të mira, me standard evropian, sepse Tearca këtë e meriton , dhe se VLEN ka përcaktuar kandidatin më meritor, më të përgatitur që mund ti prijë Tearcës, neve na mbetët si qytetarë me 19 tetor si qytetarë ta mbështesim fuqishëm drejtë fitores së re , dhe neve na obligoni që bashkë me Dautin ta dëshmojmë vetvetën me projekte dhe investime konkrete në çdo fshat të Tearcës. Prandaj unë nuk e shoh këtë keqkuptim të Adnanit , të shefave lokal ku hapja e shtabeve shndërrohen në tubime, për mu nuk janë dhe aq të rëndësishme numrat. Për mu ma e rëndësishme është kjo energji e fitores, kjo frymë e fitores që pret të vulos me 19 tetor, për ta bërë ndryshimin në nivel qendror dhe lokal, ne të na e japin këtë mundësi qytetarët, dhe mandej lirisht të na krahasojnë me gjithë ata të tjerët që ua ka pas dhënë mundësin 20 vite. Andaj unë mendoj se kjo është fillimi i fitoreve të reja”. deklaroi Mexhiti, transmeton Zhurnal.mk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More