“Smrt za shiptari” në Stadiumin e Tearcës

Nga B.M
621 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tearcë, 1 shkurt – Pas brohoritjeve dhe incidenteve të fundit në stadiumet maqedonase, sot janë shënuar provokime edhe në stadiumet shqiptare. Në Komunën e Tearcës janë shfaqur mbishkrime fyese me përmbajtje nxitëse urrejtjeje, të cilat janë parë në stadiumin lokal.

Banorët dhe përfaqësuesit lokalë të Tearcës kanë reaguar menjëherë, duke i cilësuar këto mbishkrime si provokime të ulëta që rrezikojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ata kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar hetim urgjent për të zbardhur autorët e këtij akti, përcjell TS.

Sipas tyre, këto veprime nxisin tensione mes komuniteteve shqiptare dhe maqedonase, veçanërisht duke pasur parasysh se në Komunën e Tearcës jetojnë edhe qytetarë nga komuniteti maqedonas.

Nga ana tjetër, policia deri më tani nuk ka dhënë sqarime zyrtare lidhur me autorët e këtyre mbishkrimeve dhe hetimet janë në vazhdim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër