Mexhiti: Parku “Rinia” në Fushë Topanë me hapësira të reja për rekreacion, për çdo lagje të Çairit me parqe të reja

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor, Zhurnal.mk – Parku “Rinia” në Fushë Topanë po merr një pamje të re në kuadër të investimeve të Komunës së Çairit për rregullimin dhe avancimin e hapësirave publike, transmeton Zhurnal.

Në këtë park po realizohen ndërhyrje për përmirësimin e hapësirave rekreative dhe sportive, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

“Po investojmë në hapësira që e bëjnë çdo lagje më të gjelbër, më funksionale dhe më të bukur për qytetarët,” ka shkruar Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura