Mexhiti pret në Çair ambasadorin e ri të Turqisë, Alper Aktaş

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Alper Aktaş.

Gjatë takimit, Mexhiti theksoi marrëdhëniet tradicionale dhe miqësore që lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

“Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë i bashkojnë lidhje të hershme kulturore dhe një traditë bashkëpunimi institucional. E vlerësoj kontributin e deritanishëm të institucioneve turke në vendin tonë dhe besoj se gjatë mandatit të ambasadorit Aktaş do të kemi mundësi ta thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai e falënderoi ambasadorin turk për vizitën në Komunën e Çairit, duke i uruar suksese në misionin e tij diplomatik.

Takimi u vlerësua si një mundësi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet institucioneve lokale dhe atyre turke, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në projekte me interes të përbashkët.

artikuj të ndërlidhura