Mexhiti promovon fushën ndihmëse të FC Shkupit, edhe një premtim i mbajtur

Nga Xh M
1,364 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 mars – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë ditës së sotme ka promovuar fushën ndihmëse në stadiumin e FC Shkupit një investim i realizuar tërësisht nga buxheti i Komunës së Çairit, që sjell kushte moderne për stërvitje dhe zhvillimin e futbollit.

Mexhiti në postimin e tij shkruan se ky projekt është i përfunduar dhe ky është edhe një premtim i mbajtur.

Edhe një projekt i përfunduar. Edhe një premtim i mbajtur.

Pak pas iftarit, në një atmosferë të bukur dhe me shumë energji pozitive, promovuam fushën ndihmëse në stadiumin e FC Shkupi, një investim i realizuar tërësisht nga buxheti i Komunës së Çairit, që sjell kushte moderne për stërvitje dhe zhvillimin e futbollit.

Në një sipërfaqe prej rreth 3500 m² është ndërtuar një fushë me bar artificial sipas standardeve bashkëkohore, e pajisur me sistem drenazhi dhe ndriçim të plotë, që mundëson përdorimin e saj gjatë gjithë vitit.

Ky investim hap më shumë mundësi për të rinjtë, krijon kushte serioze për zhvillimin e sportit dhe forcon traditën futbollistike të këtij qyteti.

Për këtë investim kaq të vlefshëm, dua të falenderoj ish-kryetarin e Çairit, z. Visar Ganiu, dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, z. Masar Omeragic, të cilët vunë bazat e këtij projekti

Vazhdojmë me punë e investime, me projekte që mbështesin talentin dhe i japin sportit hapësirën që meriton.

https://www.facebook.com/share/p/1DZQwS2Sxw/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër