Më 7 Mars u organizua një event i jashtëzakonshëm nga organizatoret Mirjeta dhe Shkodi, i dedikuar posaçërisht zonjave dhe zonjushave. Ky organizim mblodhi një numër të madh pjesëmarrësesh, ku sipas organizatorëve në këtë mbrëmje festive morën pjesë rreth 800 deri në 900 të pranishme.

Atmosfera gjatë gjithë mbrëmjes ishte e mbushur me energji, muzikë dhe shumë emocione pozitive. Për argëtimin e të pranishmeve u përkujdesën këngëtarët e njohur Labinot Tahiri, Bujar Mustafa dhe Flora Gashi, të cilët me performancat e tyre krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme.
Eventi u mbajt në një sallë shumë elegante dhe të dekoruar me shije, e cila la përshtypje të veçantë tek të gjithë të pranishmit. Organizimi profesional, ambienti i bukur dhe programi artistik bënë që kjo mbrëmje të shndërrohej në një nga eventet më të veçanta të organizuara për nderë të festës së gruas 8 Marsit.
Të pranishmit u shprehën të mahnitur nga organizimi dhe atmosfera e krijuar, ndërsa organizatoret Mirjeta dhe Shkodi edhe një herë dëshmuan përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në organizimin e eventeve të tilla.
