Mexhiti: SHBA-të mbeten partner strategjik për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit

Nga Xh M
1,488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti në takim znj. Nicole Varnes, Ushtruese e detyrës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, forcimin e institucioneve dhe avancimin e reformave që e afrojnë Maqedoninë e Veriut me standardet euro-atlantike.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës u japin proceseve demokratike, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të përgjithshëm në vend.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut. Mbështetja e tyre është e çmuar në forcimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon”, theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA-të, si faktor kyç në avancimin e proceseve demokratike dhe në zhvillimin institucional të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër