Kryeministri Mickoski shtroi iftar

Nga Xh M
1,697 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 mars – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sonte organizoi një darkë iftari në emër të Qeverisë, duke e cilësuar atë si një moment bashkimi, respekti dhe lidhjeje shpirtërore.

Ai theksoi se mbrëmja kaloi në një atmosferë të ngrohtë, me biseda dhe ndërtim miqësish, duke nënvizuar se respekti dhe bashkëjetesa janë themel i shoqërisë.

Mickoski uroi besimtarët myslimanë për muajin e agjërimit, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe ditë të bekuara. Në këtë iftar ishin të pranishëm zyrtarë të lartë shtetëror, media, shoqëria civile dhe diplomatë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër