Shkup, 28 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me rastin e 28 Shtatorit – Ditës së Boshnjakëve, u ka uruar bashkëqytetarëve boshnjakë dhe mbarë komunitetit boshnjak shëndet, mbarësi, suksese dhe paqe.
Në urimin e tij, Mexhiti ka theksuar se boshnjakët janë pjesë e rëndësishme e mozaikut të Çairit dhe të shoqërisë, ndërsa tradita, kultura dhe kontributi i tyre e pasurojnë jetën e përbashkët.
“Le të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri ku respektojmë njëri-tjetrin, ruajmë dallimet tona dhe ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë”, ka porositur Mexhiti.
Ai e ka përmbyllur mesazhin me urimin: “Gëzuar Ditën e Boshnjakëve!”
