Mexhiti uron Kosovën për fitoren ndaj Sllovakisë: Lojë me ritëm të lartë dhe shpirt luftarak

Nga B.M
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 mars, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka uruar Kombëtarja e Kosovës për fitoren e sotme ndaj Sllovakia, duke e cilësuar ndeshjen si një përballje të jashtëzakonshme me intensitet të lartë dhe emocione të shumta.

Në urimin e tij publik, Mexhiti theksoi se ekipi kosovar tregoi organizim të shkëlqyer dhe shpirt të fortë luftarak, duke e konsideruar fitoren plotësisht të merituar.

“Një fitore e merituar e Kombëtares së Kosovës. Një ndeshje e jashtëzakonshme, me ritëm të lartë, intensitet dhe emocione pafund. Ekipi tregoi organizim të shkëlqyer dhe shpirtin luftarak. I urojmë suksese edhe në vazhdim, në lojën e ardhshme, që do ta çojë drejt Botërorit”, ka shkruar Mexhiti, transmeton Zhurnal.mk.

Ai gjithashtu vlerësoi edhe paraqitjet e Kombëtarja e Shqipërisë dhe Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se të dyja ekipet zhvilluan ndeshje cilësore me lojë të bukur dhe disiplinë taktike.

Sipas tij, këto paraqitje janë tregues i progresit dhe cilësisë në rritje të futbollit në rajon, duke u dhuruar tifozëve emocione dhe spektakël sportiv.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër