MF: Edhe 14.2 milionë euro përkrahje për kompanitë vendore, janë transferuar dy transhe nga Buxheti te Banka Zhvillimore

nga D. V.

Shkup, 23 dhjetor – Ministria e Financave ka ka kryer pagesën e dy transheve të tjera nga Buxheti kundrejt Bankës Zhvillimore për përkrahjen e kompanive vendore. Përkatësisht, është paguar e transheja me vlerë prej 305 milionë denarëve dhe transheja prej 568 milionë denarëve, përkatësisht në vlerë të përgjithshme prej 873 milionë denarëve ose 14.2 milionë eurove.

Me pagesën e këtyre transheve, përkrahja e përgjithshme e shtetit ndaj ekonomisë vendore është 217.5 milionë euro nga gjithsej mjetet e planifikuara prej 250 milionë eurove për përkrahjen e kompanive vendore.

Qeveria i siguroi mjetet përmes linjës kreditore nga Banka Hungareze Eksport-Import, për përkrahjen e ekonomisë vendore. Përkrahje përfshin plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Mjetet janë plasuar te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste, ku norma e interesit është 1.95% në nivel vjetor, afati i shlyerjes 15 vjet dhe periudha grejs është 3 vjet.

Buxheti i përgjithshëm për përkrahjen e kompanive vendore të parapara me Buxhetin është 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet të jetë rreth 300 milionë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More