Mickoski: 16 projekte po realizohen në Dellçevë pavarësisht sfidave pres që deri në fund të mandatit të zhbllokohet edhe llogaria

Nga I.A
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk- Gjatë vizitës në Dellçevë, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se aktualisht në komunë po realizohen 16 projekte, pavarësisht sfidave me të cilat përballet pushteti lokal. Ai shprehu pritjen që deri në fund të mandatit të zhbllokohet edhe llogaria e komunës, për të mundësuar funksionim normal institucional.

„Në Dellçevë, siç e shihni, po ndërtohet – ashtu siç po ndërtohet në mbi 1.200 lokacione në gjithë Maqedoninë. Dhjetëra projekte po realizohen këtu në këtë komunë dhe e shfrytëzoj rastin t’i uroj kryetarit për punën me të vërtetë të përkushtuar, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet komuna. Ju përmendët disa prej tyre, si p.sh. llogaria e bllokuar, por edhe aty gjërat po lëvizin në drejtim pozitiv. Pres që në këtë mandat ajo llogari të zhbllokohet, që komuna të funksionojë normalisht. Dua të falënderoj edhe këshilltarët që e mbështesin punën e kryetarit, administratën – të gjithë ata janë meritorë që ky mozaik të jetë ndryshe, që të ndërtohet dhe të dorëzohet për qytetarët“, tha Mickoski.

Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e komunave, e përmes tyre edhe të qytetarëve, pasi – siç u shpreh – kryetarët e komunave janë në vijën e parë së bashku me qytetarët.

„Sigurisht, kur shumë gjëra kanë qëndruar të bllokuara me dekada, nuk mund të ndryshohen brenda natës. Por është mirë kur punohet me prioritete. Ja, e dëgjuat edhe ju – 16 projekte po realizohen aktualisht nga komuna përmes rialokimit të mjeteve financiare nga Qeveria drejt komunës, ndërsa projektet e tjera do të realizohen me forcat e veta, nga buxheti komunal“, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër