Mickoski: Do të ruajmë përjetësisht idealet dhe veprën e Goce Dellçevit

Nga B.M
659 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me zëvendëskryeministrin Dimovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Timço Mucunski, morën pjesë në ceremoninë përkujtimore ku, në emër të Qeverisë, nderuan figurën e Dellçevit.

Mickoski, deklaroi se Qeveria do të vazhdojë të ruajë dhe promovojë idealet dhe veprën e Goce Dellçev, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së tij për brezat e ardhshëm.

“Bashkë me zëvendëskryeministrin Dimovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Mucunski, në emër të Qeverisë, bëmë një përkujtim të përjetshëm për sakrificën e kolosit, heroit maqedonas Goce Dellçev. Në këtë mënyrë duam të tregojmë se si Qeveri do të bëjmë gjithçka që idealet e tij, lufta e tij për një Maqedoni të pavarur, për popullin maqedonas dhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në vend, të mbeten të përjetshme. Do të kujtojmë figurën dhe veprën e tij dhe do t’ua përcjellim brezave që vijnë pas nesh,” deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se përkujtimi i figurës së Dellçevit duhet të vazhdojë çdo vit, duke bërë thirrje që edhe qeveritë e ardhshme të vazhdojnë të nderojnë jetën dhe veprën e tij.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij dhe çdo vit, në këtë ditë, edhe qeveritë e ardhshme të vazhdojnë ta përkujtojnë figurën dhe veprën e Goce Dellçevit,” theksoi kryeministri.

Ceremonia u zhvillua në kishën Shën Spas në Shkup, ku u mbajt panihida me rastin e përvjetorit të vdekjes së Dellçevit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër