Mickoski në Dibër në ndarjen e banesave për kategoritë e qytetarëve në nevojë sociale

Nga Xh M
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dibër, 1 gusht Zhurnal.mk – Kryeministri Mickoski sot në Dibër do të marrë pjesë në ndarjen e 47 banesave për kategoritë e qytetarëve në nevojë sociale.

Të drejtë për përfitimin e një banese sociale kanë personat mbi moshën 18-vjeçare, të cilët deri në moshën 18-vjeçare kanë qenë nën përkujdesje institucionale ose në forma të tjera të përkujdesjes për fëmijët pa përkujdesje prindërore; përfituesit e ndihmës minimale të garantuar; personat e prekur nga fatkeqësitë natyrore, pavarësisht statusit juridik të vendbanimeve të tyre ekzistuese (primare); personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me anëtarë me aftësi të kufizuara; personat që i përkasin komunitetit rom, në nevojë sociale, në përputhje me Strategjinë për Romët të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe prindërit vetushqyes me fëmijë të mitur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër