Mickoski nga Gjorgje Petrovi: Ndërtimi i shkollave është investim në cilësinë e jetes së fëmijëve

Nga D. V.
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri I vendit, Hristijan Micksoki nga Gjorgje Petrovi ka promovuar nisjen e punimeve për ndërtimin e një shkolle fillore. Fjalimi I Hristijan Mickoskit gjatë këtij takimi:

“Mirëdita edhe nga unë. Edhe një herë, me kënaqësi të madhe, me kënaqësinë më të madhe, ndodhem këtu në Komunën e Gjorçe Petrovit. Sërish në fillimin e një projekti që ka rëndësi thelbësore dhe që synon, në praktikë, të ndihmojë më të vegjlit tanë, fëmijët, në procesin e fitimit të arsimit të tyre, në arsimin fillor.
Do të dëshiroja që të mund të fillonim sa më shumë objekte të tilla, si rezultat i të cilave të kemi sa më shumë fëmijë që fillimisht të lindin, e më pas të arrijnë në këtë fazë të arsimit të tyre.

I uroj kryetarit të komunës, Këshillit Komunal, administratës, deputetit që vjen nga Komuna e Gjorçe Petrovit. Falënderim për Ministrinë e Arsimit dhe për kolegët nga Qeveria, me të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe kemi punuar për të nisur diçka të re, për të korrigjuar diçka që më herët ka qenë e gabuar dhe për të mos krijuar paqartësi e probleme të reja.

Vlerësoj se projekte të tilla janë vetëm një vlerë e shtuar për cilësinë e jetës së qytetarëve, e para së gjithash të fëmijëve, sepse të gjitha këto po i bëjmë për ta. Që t’ua lëmë atyre. Ata janë ata që do ta trashëgojnë gjithë atë që ne po ndërtojmë dhe po krijojmë.
Le të ndërtohet ky objekt, që të mund të gëzohemi të gjithë së bashku për atë që po bëjmë dhe po krijojmë.

Prandaj, qoftë me fat dhe uroj që të kemi edhe më shumë projekte të tilla në të ardhmen.” Ka përfunduar kryeministri Mickoski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër