Mickoski paralajmëron reforma në strukturat e VMRO-së

nga Xh M

Shkup, 6 dhjetor – Ndërkohë Hristijan Mickoski mori mandatin e tretë për drejtimin e VMRO-DPMNE-së në katër vitet e ardhshme në Kongresin e 18-të partiak në Kavadar. Mickoski mori mbështetjen e 804 delegatëve nga gjithsej 817 të pranishëm, ndërsa ishte kandidati i vetëm për kreun e partisë. Sipas statutit partiak ky do të jetë mandati i tij i fundit. Këtë e konfirmoi edhe vet Mickoski gjatë fjalimit të tij menjëherë pas rizgjedhjes. Mickoski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme 6 mujore do të ketë ripozicionime dhe reforma strukturore, rifreskim kadrovik, duke filluar nga Komiteti Ekzekutiv e deri te komitetet komunale. Mickoski tha se VMRO-së i duhet gjeneratë e re në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More