Mickoski takohet me Grenellin: Marrëdhëniet strategjike me SHBA-në janë themeli i stabilitetit dhe zhvillimit tonë ekonomik

nga Xh M

Mynih, 14 shkurt – Kryeminsitri i vendit, Hristijan Mickoski ka bërë të ditur se në Konferencën e Sigurisë në Mynih është takuar edhe me Richard Grenell – i dërguar special i presidentit të SHBA-së Donald Trump për misione të posaçme.

Mickoski thekson se SHBA-ja mbetet mbështetës më i madh dhe partner strategjik i Maqedonisë së Veriut.

“Takim produktiv dhe diskutim i shkëlqyer me Richard Grenell, i dërguar special i presidentit Trump për misione të posaçme.

Marrëdhëniet strategjike me SHBA-në janë themeli i stabilitetit dhe zhvillimit tonë ekonomik.

SHBA-ja mbetet mbështetësi ynë më i madh dhe partneri ynë strategjik. Në kohë sfidash globale, forcimi i këtij partneriteti është me rëndësi kyçe për sigurinë tonë kombëtare dhe përparimin ekonomik.

Po ndërtojmë një partneritet të bazuar në respekt të ndërsjellë, bashkëpunim ekonomik dhe përkushtim të përbashkët ndaj paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More