Mblidhet Forurumi Rirnor i BDI, flasin për momente të rëndësishme

Nga Xh M
837 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shkurt – Dje u zhvillua një takim i rëndësishëm me të rinjtë e Bashkimi Demokratik për Integrim, në kuadër të procesit të rikonfigurimit organizativ pas Kongresit të 20 dhjetorit 2025.

Në takim morën pjesë Sekretari Organizativ i BDI-së, z. Nebi Rexhepi, si dhe Koordinatorja e Grupit Parlamentar, znj. Rina Ajdari.
Në një atmosferë serioze dhe konstruktive, u diskutua për angazhimin e rinisë në periudhën kalimtare deri në konsolidimin e Forumit të ri Rinor, si dhe për qëndrimin e të rinjve lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe sfidat që prekin drejtpërdrejt brezin e ri.

U theksua se roli i rinisë është thelbësor dhe se organizimi i saj është pjesë e zbatimit të Statutit dhe garanci e fuqizimit të strukturës në terren.

Takimi përfundoi me konkluza të qarta, me gatishmëri për angazhim konkret dhe me vullnet për ta çuar përpara procesin e konsolidimit të forumit rinor në përputhje me parimet organizative të partisë.

Rinia nuk është spektatore e proceseve, ajo është pjesë aktive e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër