Gruaja sulmoi fizikisht 30-vjeçarin në një Qendër tregtare në Shkup

Nga B.M
691 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shkurt – Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qendër të Shkupit, ku një burrë ka përfunduar në polici për të denoncuar një sulm fizik nga një grua.

​Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 12 shkurtit, rreth orës 18:35. Personi me iniciale E.B. (30 vjeç) nga Shkupi, ka raportuar në stacionin policor se pas një mosmarrëveshjeje të çastit, është sulmuar fizikisht nga një grua në ambientet e një qendre tregtare në zonën qendrore të qytetit.

​Policia konfirmoi se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vërtetimin e rrethanave që çuan në këtë konflikt.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër