Aktorja Millie Bobby Brown ka shpjeguar se e ka të vështirë të lidhet me njerëzit e moshës së saj, pasi fëmijërinë e kaloi në qendër të vëmendjes së mediave.
Brown foli për ndjenjën e shkëputjes nga bashkëmoshatarët. Gjatë një paraqitjeje në podcast-in ‘Happy Sad Confused’, ajo u pyet nëse mendon se ka humbur disa përvoja të rëndësishme gjatë rritjes.
Ajo u përgjigj se sfida e saj më e madhe ka qenë socializimi, pasi nuk ndoqi një shkollim tradicional.
Millie Bobby Brown
“Thjesht nuk di ndonjëherë si të sillem me njerëzit e moshës sime. Është më e vështirë për mua, sepse jam rritur kryesisht duke punuar me burra”, tha ajo.
Aktorja shpjegoi se shumë nga anëtarët e ekipit me të cilët ka punuar në serialin “Stranger Things” dhe në projekte të tjera ishin burra mbi 40 vjeç.
“Kështu, gjatë rritjes kam dëgjuar shumë biseda të të rriturve dhe nuk kam folur për gjërat për të cilat zakonisht flasin fëmijët”, u shpreh ajo.
Brown shtoi se mund të flasë me shumë hollësi për objektivat e kamerës, teknikat e xhirimit dhe procesin e prodhimit, por e ka të vështirë të lidhet me bashkëmoshatarët për tema si baret apo restorantet e preferuara.
Ajo tha gjithashtu se jeta e saj shoqërore ndryshoi pasi njohu bashkëshortin e saj, Jake Bongiovi.
“Ai është krejtësisht i kundërt me mua. Kur e njoha, u përpoqa të përqendrohesha më shumë te jeta shoqërore. Tani jam në një fazë shumë më shoqërore”, përfundoi tutje.

