Ministri Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë, takime me drejtues të lartë, zbulohet agjenda

Nga Xh M
291 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 maj Zhurnal.mk – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë ku do të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit.

Në orën 10.00, Ministri Hoxha do të takohet me Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës.

Në orën 10.45, Hoxha do të pritet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Vizita zyrtare e Ministrit do të vijojë me pritjen nga Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës.

Rreth orës 12.10, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të MEPJ.

Ministri i Jashtëm do të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Ardian Gjini, Kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoxha do të zhvillojë edhe një takim në Bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër