Momenti që u bë viral – biseda e ngrohtë e DJ Gimbos me Egli Takon në Big Brother VIP

Nga D. V.
667 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e djeshme (e hënë) priti një mysafire të veçantë.

Egli Tako riktheu prezencën e saj në shtëpi në juri të “Miss & Mister Big Brother”, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe publikut.

Vizita e saj solli emocion dhe kujtime nga rrugëtimi i mëparshëm brenda formatit

Megjithatë, momenti që bëri më shumë bujë në rrjetet sociale ishte takimi i ngrohtë mes Eglit dhe DJ Gimbos, i njohur si miku i ngushtë i Gjestit.

Gimbo e përshëndeti me një ton të ngrohtë: “Ça po bën, si të kam zemër?”, ndërsa Egli iu përgjigj me buzëqeshje: “Mirë, juve si jeni?”.

Takimi u mbyll me fjalët e shkurtra por të sinqerta të Gimbos: “Më vjen mirë që të pashë”.

Për ndjekësit, ky moment u duk i rëndësishëm duke marrë parasysh historikun e tyre: Egli dhe Gjesti ishin ish-partnerë dhe lidhja e tyre kishte qenë shumë e komentuar në edicionin e kaluar. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër