Mos të fokusohemi vetëm te pengesa nga Bullgaria – BE-ja kërkon më shumë reforma!

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Edhe pse Raporti i Progresit për Maqedoninë e Veriut për vitet 2023 dhe 2024 u votua ditë më parë në Parlamentin Evropian me 461 vota “pro”, 121 “kundër” dhe 107 “abstenime”, ku temë kryesore në media u bë çështja e gjuhës dhe identitetir maqedonas, në këtë Raport, BE-ja ka ngritur një sërë shqetësimesh në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, shkruan “Zhurnal.mk”.

Maqedonia e Veriut konsiderohet si vend lider në rajon, duke treguar përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së, duke përfshirë një ndryshim historik të emrit dhe reforma të guximshme, sërish ka probleme të cilat duhet të përmirësohen dukshëm.

Kritika në sundimin e ligjit!
Kritikat janë kryesisht në nevojën për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, që nuk duhet të nënkuptojë vetëm miratimin e ligjeve, por edhe rezultate që do të ndihen nga qytetarët. Për më tepër, Raporti ngre shqetësime edhe në lidhje me ndikimin rus dhe kinez në Maqedoninë e Veriut.

Një nga amendamentet e miratuara thotë se KE është e shqetësuar se Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që po anëtarësohen në BE janë veçanërisht të goditura rëndë nga ndërhyrjet e huaja dhe fushatat e dezinformimit , duke përfshirë kërcënimet hibride, korrupsionin strategjik, flukset financiare jotransparente dhe praktikat shtrënguese të investimeve, që burojnë nga Rusia dhe Kina.

Gjithashtu BE-ja thekson se ka shqetësime në lidhje me rolet e qeverive hungareze dhe serbe në arritjen e qëllimeve gjeopolitike të Kinës dhe Rusisë. Në këtë kontekst, vihet re rreziku i varësisë nga Kina për shkak të marrëveshjeve asimetrike të kredisë, si dhe kredisë së fundit nga banka hungareze Eximbank, e cila duket se e ka origjinën nga Kina.

Një tjetër amendament i miratuar vëren se disa subjekte diplomatike kineze kanë financuar përmbajtje dhe opinione të paguara në mediat e Maqedonisë së Veriut pa etiketime të qarta.
Analiza e vitit 2023 zbuloi se aktorët shtetërorë rusë përdorën ndërmjetës mediatikë serbe për të përhapur diskurse armiqësore ndaj NATO-s, ndërsa mediat pro ruse theksonin se BE po ushtron presion mbi Maqedoninë e Veriut që të ‘heqë dorë nga identiteti i saj’.

Raporti thekson se zgjerimi duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, bazuar në kriteret e Kopenhagenit, dhe i bën thirrje Maqedonisë së Veriut të zbatojë reformat e nevojshme.
Eurodeputetët mirëpritën axhendën ambicioze të rritjes ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe bënë thirrje për një angazhim ndaj reformave, veçanërisht në administratën publike, qeverisjen, sundimin e ligjit dhe politikën antikorrupsion, shkruan “Zhurnal.mk”.

Evropa e do Maqedoninë e Veriut në BE!
Thuajse të gjithë komisonierët për zgjerim dhe të gjitha vendet që kanë kryesuar me BE-në kanë thënë një fajli të vetme “Ne do të donim ta shihnim Maqedoninë si pjesë të grupit të ardhshëm të vendeve që do të bëhen anëtare të BE-së. Ju e dini se çfarë duhet bërë dhe ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe mbështetur që ta bëni këtë të ndodhë” janë porositë e zakonshme që vijnë nga Evropa. .
Deri më tani, kemi parë shumë vende që e kanë prezantuar presidencën e tyre të Unionit me të njëjtat fjalë.
“Tani është momenti”, “E dini çfarë duhet të bëni”, “Varet nga ju ”, “BE-ja mbështet anëtarësimin e Maqedonisë, por thekson se duhet të gjendet një zgjidhje për mosmarrëveshjen me Greqinë”. Të njëjtat fraza përdoren edhe sot, vetëm se tani fjala Greqi është zëvendësuar me Bullgari.
Që nga viti 2004, pesë Komisionerë për Zgjerim kanë ndryshuar, si dhe po aq përfaqësues të lartë për politikën e jashtme, dhe Maqedonia është një kandidate e përjetshme për anëtarësim. Të gjithë Komisionerët e kanë vizituar Maqedoninë të paktën një herë gjatë mandatit të tyre dhe janë mbajtur mend për mendim “të zgjuar”, shkruan “Zhurnal.mk”.

Korrupsioni, sëmundje kancerogjene!
Duke vënë re tendencat në përkeqësim të korrupsionit në nivelin e lartë dhe besimin e ulët të publikut në gjyqësor, nga BE bëjnë thirrje për pavarësi më të fortë gjyqësore, llogaridhënie më të madhe dhe burime të mjaftueshme për organet mbikëqyrëse.
Fatkeqësisht korrupsioni ekziston kudo, por pyetja është se sa të përgatitura janë institucionet për të luftuar korrupsionin.
Nga BE-ja iu bëjnë thirrje të gjitha partive politike në Maqedoninë e Veriut që të angazhohen në një dialog konstruktiv për të arritur konsensusin e nevojshëm, i cili do të forconte karakterin multietnik të vendit dhe do të përshpejtonte progresin në BE, shkruan “Zhurnal.mk”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More