Mot me vranësira dhe reshje lokale, në disa vende me bubullima dhe erë të fuqishme

nga D. V.

Shkup, 13 maj – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të fuqishme dhe kushte për stuhi të izoluar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 15 deri në 23 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 23 gradë Celsius.

Nesër do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të enjten valë e re me reshje të dendura pritet drejt fundit të ditës dhe të premten.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More