Shëndetësi, Aliu mori dorëheqjen e Kedevit

Nga B.M
1,001 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shkurt – Kardiologu Sashko Kedev ka dhënë dorëheqje nga këshilli shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, e falënderoi Kedevin për kontributin profesional në këshillin shëndetësor, pa sqaruar se çfarë mendon për dorëheqjen e tij. Deri tani, nuk është mbajtur asnjë takim midis Aliut dhe Kedevit.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se dorëheqja u dorëzua përmes arkivit të Ministrisë më 23 janar, por arriti te ministri pas një jave.

Kardiologu Kedev në dorëheqjen e tij thekson se proceset kontrolluese po kryhen nga kuadro jo kompetente. Vërejtjet lidhen me ekspertët e huaj, të cilët duhet të verifikojnë gjetjet e komisionit vendas, i cili ka konstatuar se nga 19 rastet e analizuar, 10 pacientë janë operuar pa nevojë për ndërhyrje kardiake.

Ekipi i përbërë nga tre ekspertë të huaj ende nuk është takuar – është parashikuar një takim online me komisionin vendas.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bëhet fjalë për një kardiokirurg nga Italia, një kirurg kardiovaskular dhe një kardiolog intervenues nga Sllovenia.

Vitin e kaluar, në fund të verës, kardiologu Sashko Kedev bëri të ditur se në spitalet private po kryheshin operacione të zemrës pa indikacion mjekësor, për fitim më të madh. U formua një komision i brendshëm, i cili konstatoi se 10 pacientë ishin operuar pa nevojë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër