Mot me vranësira dhe të reshura të shiut dhe borës

nga D. V.

Shkup, 6 janar – Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskoshme të shiut, ndërsa në male borë. Nesër reshjet do të jenë më të mëdha (mbi 25 l/m²), veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugor, mbi 60 km/orë, informon DPHM.

Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë dhe erës së përforcuar veriore të enjten, reshjet do të shndërrohen në borë në vendet më të larta dhe në disa nga vendet më të ulëta. Në malet në pjesët perëndimore, do të formohet shtresë e re e borës, ndërsa shtresë e vogël e borës pritet edhe në vendet më të ulëta. Të premten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa në ditët e fundjavës, veçanërisht të shtunën, do të ketë përsëri shi lokal dhe borë, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha. Temperaturat do të jenë në rënie.

Në Shkup, nesër, veçanërisht nga fundi i ditës dhe gjatë natës, do të ketë shi, të cilat herë pas here do të jenë më të mëdha. Të enjten, reshjet do të shndërrohen në borë në pjesët më të larta të luginës. Shi dhe borë do të ketë edhe të shtunën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More