Shkup, 03 qershor, Zhurnal.mk – Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shira të rrëmbyeshëm, bubullima, erëra të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Do të fryjnë erëra të lehta deri në mesatare, në pjesët perëndimore nga perëndimi, dhe përgjatë Vardarit nga juglindja.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 25 deri në 32 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjnë erëra të lehta deri në mesatare nga juglindja.
