“Princesha do të donte ta shihte këtë video”, del emri i biznesmenit shqiptar në dosjet e Epstein

Nga admin
557 e lexuar

Publikimi i mesazheve në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë ka hedhur dritë mbi disa emra politikanësh nga Kosova.

Në një nga email-et e vitit 2012, përmendet edhe Behgjet Pacolli. Email-i, i datës 19 shtator 2012 dhe i dërguar nga konsulli i Kosovës në Tajlandë, Mom Luang Rajadasari Jayankura, i drejtohej Jeffrey Epstein dhe përmbante titullin: “Kush është Behgjet Pacolli?”.

“Përshëndetje Jeffrey, princesha dëshiron që t’i të shohësh këtë video,” thuhet në mesazhin e dërguar nga “Daniel”, ku përfshihej edhe një link nga YouTube, i cili nuk është më i aktiv. Konsulli i Kosovës në Tajlandë i sugjeronte Epstein-it: “Mund t’ia dërgosh këtë Jeffreyt.”

E njëjta konsull shfaqet edhe në një tjetër email të vitit 2012, ku përmendej edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pa e përmendur emrin direkt: “Mirë se vini në Paris. Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte të ju takonte nëse keni kohë këtë javë,” thuhej në mesazh.

Mom Luang Rajadasari Jayankura ka deklaruar më parë se ka luajtur një rol aktiv në njohjen e Kosovës nga Tajlanda dhe se ka lobuar edhe për njohjen nga vende të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër