MPB: Arrestohet 25-vjeçari i arratisur nga burgu i Idrizovës

Nga B.M
629 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Është arrestuar një i arratisur nga burgu “Idrizovë”. Ai do të dërgohet në të njëjtin burg për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit.

Siç njoftojnë nga MPB, sot (04.02.2026) në orën 09:15 në bulevardin “Koço Racin” në Shkup, oficerët e policisë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor arrestuan A.J. (25) nga Gostivari, i cili kërkohej me urdhër arresti me vendim gjykate për arratisje nga Burgu i Idrizovës.

“A.J. është dënuar me pesë vite e një muaj burg për krime të kryera sipas neneve 236 dhe 215 të Kodit Penal. Ai do të dërgohet në Burgun e Idrizovës për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër