MPJ: Deri më tani janë evakuuar 458 qytetarë nga Lindja e Mesme

Nga Xh M
1,060 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 mars – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme përmes një njoftimi për publikun informon se deri më tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuimin e qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Mesme, me të cilat janë transportuar gjithsej 458 qytetarë.

Prej tyre, 380 janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa 78 janë shtetas të huaj.

Sipas shteteve, ndër shtetasit e huaj të evakuuar ka:

14 nga Bosnja dhe Hercegovina

13 nga Kosova

13 nga Shqipëria

8 nga Serbia

6 nga Mali i Zi

3 nga Greqia

2 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

si dhe nga 1 shtetas nga Ukraina, Gjermania, Armenia dhe Indonezia,

ndërsa 4 persona kanë pasaportë të BE-së të Holandës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, përmes përfaqësive diplomatike-konsullore dhe numrit të telefonit emergjent, mbetet në dispozicion të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në rajonet e krizës, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër