Moti i keq godet Italinë, mbulohet nga breshëri aeroporti i Romës, anulohen fluturimet

Nga Xh M
942 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Italia është goditur nga një stuhi e forte e shoqëruar me reshje intensive shiu dhe bershër. Si pasojë e kësaj, mijëra pasagjerë përjetuan momente të vështira në aeroportin e tij Romë, në Aeroporti Fiumicino.

Sipas mediave të huaja, rënia e madhe dhe intensive e breshërit mbuloi pistën e aeroportit, duke shkaktuar kështu shumë vonesa dhe anulime fluturimesh. Stuhia preku edhe disa lagje të kryeqytetit, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje serioze të trafikut.

Sipas mediave, autoritetet meteorologjike kishin parashikuar motin e keq dhe kishin lëshuar alarm për përmbytje dhe kishin këshillur qytetarët për kujdës të shtuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër