MSH inicion që ISSHSH-ja të kryejë kontroll inspektues në spitalin në Kavadar lidhur me vdekjen e foshnjës dymuajshe

Nga B.M
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se ka inicuar që Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror (ISSHSH) të kryejë kontroll inspektues në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar lidhur me rastin me vdekjen e foshnjes dymuajshe.

Nga spitali sot kumtuan se foshnja me iniciale U.M. te ata është pranuar për shkak të të vjellave të mëdha pas ushqyerjes.

SPB Veles paraprakisht kumtoi se mbrëmë në RPB Kavadar u denoncua se rreth orës 21:35 në repartin për fëmijë në Spitalin e përgjithshëm Kavadar ka vdekur një foshnjë dymuajshe. 

“Sipas denoncimit, foshnja u hospitalizua më 12.01.2026, por ka vdekur, edhe krahas ndihmës së dhënë mjekësore dhe rianimimit. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa pas urdhërit të prokurorit publik, trupi është dëeguar në autopsi”, kumtoi SPB Veles. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër