Nikolloski-Ageler: Maqedonia dhe SHBA-ja janë partnerë strategjikë

Nga B.M
648 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe SHBA-së është në rritje të vazhdueshme dhe kjo do ka të bëjë me zbatimin e reformave që ndikojnë ndaj besimit të qyetarëve dhe investitorëve, konkludoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ambasadorja e SHBA-së, Angela Ageler, sot në takim në Ministrinë e Transportit. 

“Marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve inkurajojnë bashkëpunimin ekonomik”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski dhe shtoi se përmirësimi i klimës së biznesit është një nga qëllimet strategjike për zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe social në të gjitha segmentet e vendit. Në takim u diskutua zbatimi i projekteve në korridoret 8 dhe 10, si dhe 10-e, përmes angazhimit të fortë të Maqedonisë për përfundimin dhe modernizimin e këtyre projekteve strategjike rajonale.

“Përfshirja e kompanive amerikane në zbatimin e projekteve infrastrukturore është me rëndësi të madhe për krijimin e njohurive, teknologjisë dhe praktikave të reja për kompanitë vendase dhe një garanci për zbatimin me sukses të projekteve kapitale”, theksoi zëvendëskryeministri Nikolloski, qëndron në komunikatën e Ministrisë.

Në takim, në të cilën siç njofton Ministria e Transportit “edhe një herë u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë dhe SHBA-së”, është biseduar edhe për “partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së në drejtim të përforcimit të proceseve demokratike, reformave strukturore në vend, sundimin e drejtësisë, luftën me korrupsionin, si dhe për procesin e  bisedimeve aderuese për anëtarësim në BE”.

“Në emër të qytetarëve të Maqedonisë, zëvendëskryeministri Nikolloski shprehu mirënjohje të madhe për mbështetjen që ambasadorja Angela Ageler i dha përmes angazhimit të saj personal gjatë mandatit të saj si një mike e sinqertë e Maqedonisë. Miqësia dhe partneriteti midis dy vendeve do të vazhdojë në vazhdimësi”, përfunduan zëvendëskryeministri Nikolloski dhe ambasadorja Ageler përmes angazhimit të tyre të përbashkët në procesin e demokratizimit dhe zbatimin e reformave thelbësore, informoi pas takimit Ministria e Transportit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër