Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ndodhet për vizitë pune në Londër.
Në Foreign Office britanik, Mucunski do të zhvillojë takim me homologen e tij, Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Yvette Cooper.
Në kuadër të nxitjes së tregtisë së jashtme dhe promovimit të eksportit, ministri Mucunski do të marrë pjesë në hapjen e panairit të parë të verës për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Londër, ku do të vizitojë edhe pavijonin maqedonas, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
Mucunski më herët ishte për vizitë pune në Nordrhein-Westfalen, me ftesë të ministrit për punë federale, evropiane, ndërkombëtare dhe media të kësaj lande gjermane, Nathanael Liminski, ndërsa pas Londrës do të udhëtojë për në Dublin për takim me ministren e Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Irlandës, Helen McEntee. /Zhurnal.mk
