Chen Xi : Kina luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë strategjike globale.

Nga R.ZH
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kina ndjek një strategji bërthamore vetëmbrojtëse dhe një politikë të mospërdorimit e para të armëve bërthamore, e cila ka qenë gjithmonë e qëndrueshme, konsistente dhe e parashikueshme, deklaroi të martën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Kinës, Chen Xi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të mediave lidhur me disa pretendime që Kina po e zgjeron arsenalin e saj bërthamor, Chen theksoi që Kina i mban kapacitetet e saj bërthamore gjithmonë në nivelin minimal të nevojshëm për garantimin e sigurisë kombëtare dhe nuk merr kurrë pjesë në garën e armatimit bërthamor.

Ai shtoi se Kina luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë strategjike globale dhe u bëri thirrje palëve përkatëse të ndalojnë spekulimet dhe propagandën e pabazuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër