Mucunski nesër për vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë, do të takohet me Konakoviqin

Nga Xh M
769 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sarajevë, 7 qershor Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, nesër do të zhvillojë një vizitë njëditore pune në Bosnja dhe Hercegovina. Gjatë vizitës ai do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Elmedin Konakoviq.

Vizita realizohet me ftesë të ministrit Konakoviq, ndërsa dy ministrat do të diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushat me interes të përbashkët.

Në takim pritet të bisedohet edhe për perspektivën evropiane të rajonit dhe procesin e integrimit në Bashkimi Evropian.

Sipas shërbimit për marrëdhënie me publikun të ministrit, do të shkëmbehen mendime edhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në planin ekonomik, me theks të veçantë në avancimin e tregtisë së jashtme ndërmjet dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër