Mucunski nga Sarajeva: Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina forcojnë marrëdhëniet bilaterale

Nga D. V.
764 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor, Zhurnal.mk – Sot, në kuadër të vizitës së punës në Sarajevë, zhvillova një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka theksuar ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.
“Konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe dialogun politik konstruktiv mes dy shteteve.

Diskutuam për zhvillimet në rajon, integrimin evropian dhe politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. U dakorduam se zgjerimi përbën interes strategjik si për Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe për vetë Unionin, veçanërisht në kushtet e sfidave të shtuara gjeopolitike.
Shkëmbëm mendime edhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë tek organizimi më i shpeshtë i forumeve të biznesit, përmirësimi i lidhjes transportuese dhe rivendosja e linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup–Sarajevë”. ka shkruar Mucunski. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër