Naim Abazi dhe Mihrije Braha bëjnë thirrje për Marshin e 17 shkurtit

Nga admin
581 e lexuar

Këngëtarët Naim Abazi dhe Mihrije Braha kanë ftuar qytetarët që të jenë pjesë e marshit të 17 shkurtit me moton “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, çifti u bëri apel qytetarëve të dalin, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Abazi, krahas bashkëshortes së tij, u shpreh: “Më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, ftoj të gjithë të vegjël e të mëdhenj të dalim në sheshe për lirinë tonë dhe për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Le të mbushen sheshet e Kosovës me njerëz që duan lirinë”.

Foto: Facebook

Krahas tyre, edhe artistë të tjerë kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për Marshin qytetar.

Marshi, i organizuar nga platforma Liria ka Emër me 17 shkurt, pritet të shndërrohet në mobilizimin më të madh qytetar të mbajtur ndonjëherë në Kosovë, duke bashkuar qytetarë nga të gjitha komunat, diaspora, familje të dëshmorëve, të rinj, artistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Përkrahjes për marshin “Drejtësi, jo politikë” po i bashkohen edhe kategori të tjera të shoqërisë, duke e shndërruar atë në një kauzë gjithëpërfshirëse qytetare në mbrojtje të drejtësisë dhe së vërtetës historike. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër