Ndërmarja komunale e Strumicës në borxhe mbi 6.5 milionë euro ndaj kompanive private

Nga Xh M
1,254 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strumicë, 8 mars – Ndërmarja komunale e Strumicës, JPKD “Komunalec”, po përballet me borxhe që tejkalojnë 6.5 milionë euro vetëm ndaj kompanive private. Drejtori i ndërmarrjes, Kire Sindrakovski, thotë se po hartohet një strategji për të nxjerrë ndërmarrjen më të madhe komunale nga situata e vështirë financiare.

Sipas tij, pagesat jo të rregullta dhe menaxhimi jo i kujdesshëm kanë bërë që ndërmarrja të ketë borxhe të mëdha, shumë prej të cilave janë trashëguar dhe nuk janë shlyer me vite. Borxhet ndaj furnizuesve privatë arrijnë rreth 400 milionë denarë nga totali i borxheve prej 586 milionë denarë.

“Gjendja financiare nuk ishte e mirë. Këto borxhe janë ndaj kompanive private që kanë dhënë shërbime për komunalen dhe nuk janë paguar me vite”, tha Sindrakovski.

Ndërkohë, janë nisur pagesa të pjesshme dhe për projektet e zhvillimit, Komunalec do të kërkojë fonde edhe nga burime të huaja. Për keqpërdorime të mundshme të mëparshme, janë ngritur disa kallëzime penale ndaj ish-udhëheqësve të ndërmarrjes.

“Borxhi ndaj furnizuesve në fillim të vitit ishte 394 milionë denarë, ndërsa në fund të janarit e ulëm në 386 milionë denarë. Me menaxhim të kujdesshëm do të përpiqemi ta normalizojmë gjendjen, e cila është më e mira edhe për qytetin”, tha Sindrakovski.

Përveç borxheve të mëdha, janë vërejtur edhe llogaritje jo të sakta të faturave për ujë dhe shërbime komunale për disa kompani dhe individë. Drejtoria e Komunalec do të verifikojë rastet e qytetarëve dhe kompanive që kanë përfituar nga pagesa të ulëta, ndërsa revizioni pritet të përfundojë brenda disa muajve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër