Tri medalje nga Bordeaux: Omer Memedi i artë, Ismaili dhe Veseli të bronztë

Nga Xh M
1,022 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Omer Memedi i artë🥇, Trim Ismaili dhe Muhamed Veseli të bronztë në turneun ndërkombëtar në Bordeaux, Francë 🇫🇷

Krenar me këta djem që treguan nivel të lartë në mundje dhe disiplinë.

Omer Memedi, me një fitore bindëse, u shpall kampion në kategorinë 97 kg dhe fitoi medaljen e artë.

Trim Ismaili, me tre fitore dhe një humbje, u rendit në vendin e tretë dhe fitoi medaljen e bronztë.

Muhamed Veseli gjithashtu fitoi medaljen e bronztë me tre fitore dhe një humbje. Duhet të theksohet se në luftën për finale pati një vendim të gabueshëm nga ana e refereve

Jam shumë i kënaqur me paraqitjen dhe luftërat që treguan. Shpresoj që kjo të jetë një motivim për ta që të vazhdojnë të ushtrojnë edhe më shumë dhe të përgatiten për garat e ardhshme ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër