Ndërron jetë serbja Bilana Pllavshiq, e dënuar për krime lufte në Bosnje e Hercegovinë

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 01 tetor, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Republikës Serbe, Bilana Pllavshiq e dënuar për krime lufte, ka ndërruar jetë këtë mëngjes në Beograd në moshën 96-vjeçare.

Funerali i saj pritet të mbahet në Banja Llukë.

Ajo ishte ish-dekane e Fakultetit të Shkencave në Universitetin e Sarajevës, ish-zyrtare e partisë SDS dhe ish-presidente e Aleancës Popullore Serbe (SNS).

Ajo u deklarua fajtore para Tribunalit të Hagës për persekutim mbi baza politike, racore dhe fetare dhe u dënua me 11 vjet burg në vitin 2003.

E akuzuar në vitin 2001 nga ICTY për krime të kryera gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë, Plavshiq iu dorëzua vullnetarisht Tribunalit.

Ajo ishte politikania e parë serbe që u deklarua fajtore (për një pikë të aktakuzës për persekutim mbi baza kombëtare dhe fetare, krim kundër njerëzimit) dhe, në këmbim, Prokuroria hoqi akuzat e tjera.

Ajo u dënua me 11 vjet burg më 27 shkurt 2003 dhe u dërgua për të vuajtur dënimin në burgun Hinseberg në Suedi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër