Ndërtoi veturën më të veçantë në botë – më e ngushtë edhe se karrocat e supermarketit

Nga D. V.
500 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ndërtoi automobilin më të ngushtë në botë – është më i ngushtë edhe se karrocat e supermarketit.

Pas disa prerjeve ekstremë të veturat si Fiat Panda, tani kemi një projekt të çuditshëm nga një pasionant i automobilave – një automjet që autori e quan “automobili më i ngushtë legal në botë”.

Bëhet fjalë për një Ford Festiva, model i njohur edhe si Mazda 121 ose në disa vende si Kia Pride, i modifikuar rrënjësisht deri sa të duket pothuajse i panjohur.

Sipas krijuesit, kjo makinë është aq e ngushtë sa tejkalon edhe gjerësinë e karrocave standarde për blerje në supermarket.

Videoja e këtij projekti është bërë virale, duke grumbulluar miliona shikime dhe duke ngjallur reagime të ndryshme – nga habi e entuziazëm te komente humoristike në rrjetet sociale.

Edhe pse kjo prerje është ekstreme, vetura ende funksionon: mund të lëvizë, mund të drejtohet dhe plotëson kriteret për të qarkulluar në trafik, por duket se është shumë pak praktikë për përdorim të përditshëm. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër