Ndjehen dy tërmete në Manastir dhe Ohër, epiqendrat në Shqipëri dhe Greqi

Nga B.M
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Republikën e Shqipërisë, rreth 150 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Paraprakisht, në ora 19:50 është ndjerë edhe një tërmet në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Greqi, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër