Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shtator, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,06 % në raport me vendimin e datës 21.9.2026.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 4,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,196 den/kg dhe tani do të jetë 49,882 den/kg.

Në vendimin e KRrE-së është zbatuar vendimi i Qeverisë për shumën e ulur të TVSh-së për derivatin e naftës EURODIZEL (D-EV) në shumë prej 10% dhe vendimi për shumën e ulur të akcizës prej 4,00 den/l për benzinën EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe për EURODIZELIN (D-Е V).

Nga data 29.9.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 100,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 102,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 100,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 111,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 49,882 (denarë/kilogram).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër