Në Aeroportin e Shkupit, shtetasi turk kapet duke transportuar ilegalisht implante dentare me vlerë mbi 16.000 euro

Nga D. V.
344 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 prill, Zhurnal.mk – Një shtetas turk u kap në tentativë për të futur ilegalisht 116 implante dentare nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Nga Drejtoria e Doganave thonë se vlera e tyre shkon në rreth një milion denarë, ose rreth 16.200 euro.

“Një shtetas turk u përpoq të sillte në mënyrë të paligjshme 116 implante dentare nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, të cilat kërkojnë leje të veçanta për import”.

“Tentativa e tij u pengua nga doganierët, të cilët gjatë kontrollit të bagazhit personal gjetën implantet e pa-deklaruara, me vlerë rreth një milion denarë. Kundër të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës”, thonë nga Drejtoria e Doganës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër