Nëntogerja Vesa Ibrahimi përfundon me sukses shkollën Ranger të ushtrisë amerikane

nga D. V.

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vesa Ibrahimi, është bërë pjesëtarja e tretë e FSK-së që ka përfunduar me sukses një nga trajnimet më të ashpra dhe prestigjioze në botë – Shkollën Ranger të Ushtrisë së SHBA-së (U.S. Army Ranger School).

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka shpërndarë fotografinë e Vesa Ibrahimin, derisa ka pohuar se ky është moment krenarie.

Që nga drejtimi i operacioneve komplekse nën stres ekstrem, e deri te orientimi në terrene të ashpra me mbështetje minimale, arritja e Togeres Ibrahimi pasqyron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe udhëheqjen e jashtëzakonshme që garanton sigurinë e vendeve tona”, thuhet mes tjerash në postimin e ambasades.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More